Politika 23 October 2024, 18:47 Nga VNA

“Avokati të kërkonte burg për mua”, Monika Kryemadhi: Mu thaftë goja dhe dora që caktuam Veliajn për kryebashkiak me Ramën  

Ndaje në Whatsapp
“Avokati të kërkonte burg për mua”, Monika Kryemadhi:

Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi teksa dilte nga SPAK se në bashkëpunim me Edi Ramën caktuan Erjon Veliajn kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. "Mu thaftë goja dhe dora. E gënjyem Ilir Metën", tha ajo. Të dhënat për këtë ndodhen sipas saj në celularin që sekuestroi SPAK në shtëpinë e nenës së saj. Ajo tha se ka shkëmbyer mesazhe me Ramën dhe se prokurorët i kanë lexuar bashkë me të. "Duhet ti jenë kujtuar kohët e vjetra", tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu u shpreh se avokati Genc Gjokutaj duhej të kishte kërkuar arrest në burg për të dhe masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën.

“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Deputetja u la nën masën detyrim paraqitje. Ish-presidenti Ilir Meta u la nën arrest me burg ndërsa u zbut masa per Piro Xhixhon per shkak të moshës. Ema Coku do të duhet të paraqitet cdo të hënë të muajit. Meta-Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme