Politika 24 October 2024, 11:05 Nga VNA

Dialog mes Medias-Qeverisë-Institucione, Mark Marku drejton reformën, e nis me kërcënime për padi

Ndaje në Whatsapp
Dialog mes Medias-Qeverisë-Institucione, Mark Marku drejton reformën,

Mark Marku do të drejtojë grupin e dialogut të strukturuar mes medias, qeverisë dhe institucioneve për të kryer një reformë që kërkohet nga procesi i integrimit.

“Dialogu i strukturuar” është një prej kushteve që na ka vënë BE dhe një prej angazhimeve që ka marrë qeveria shqiptare në Udhërrëfyesin për integrimin.

Siç Mark Marku pohoi të mërkurën gjatë Forumit të OSBE për median, ai do të punojë për rreth një vit me shoqatat e gazetarëve, pronarët e medias, mazhorancën, opozitën dhe qeverinë për të propozuar në fund disa projektligje që rrisin transprencën dhe krijojnë mjedis mediatik siç BE kërkon sipas standardeve.

Marku tha se e kish pranuar këtë rol me kërkesë të BE dhe KiE, e nuk do ta kishte pranuar nëse do t’i kishte propozuar qeveria.

Lajmi se Rama kish vendosur Markun si dialogues u publikua në 8 tetor nga gazetarja Esiona Konomi.

Rama e përgënjeshtroi, ndërsa vetë Profesori mësohet të ketë telefonuar gazetaren Esiona Konomi ditën e publikimit të lajmit në faqen e facebook, dhe ta ketë shantazhuar me padi: “Do të shkatërroj besueshmërinë publike. unë jam njeri publik më i rëndësishëm se sa ty. Ju po vini gjoba”, -mësohet ti ketë thënë Marku gazetares.

14 ditë më pas, lajmi i mohuar u konfirmua, dhe gjatë panelit të OSBE, Konomi i kërkoi ndjesë me ironi Markut, duke i thënë se tani i shpëtoi padisë.

“Ju ftoj që gjatë këtij viti si dialogues të jeni më sportivë ndaj konsideratave që gazetarët mund të kenë për rolin tuaj dhe punën tuaj”,-i tha gazetarja.

Marku mori mikrofonin për të saktësuar se posti i tij nuk ishte post qeveritar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme