Politika 24 October 2024, 10:21 Nga VNA

Dosja “Meta-Kryemadhi”: Deputeti socialist përfitoi para nga DIA e Kastriot Ismailajt

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Meta-Kryemadhi”: Deputeti socialist përfitoi para nga

Kompania e ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, sot në Kuvend në krah të socialistëve, ka përfituar para nga shoqëria DIA e biznesmenit Kastriot Ismailaj, për të cilin SPAK dyshon për lidhje korruptive me ish-presidentin Ilir Meta.

“Në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16,800,000 lekësh, hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim,” thuhet në dosje.

Sipas SPAK, hetimi ka provuar se përfitimi i këtyre parave është bërë pa ofruar nga shoqëria Xhenis apo BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA. Mbetet e paqartë nëse hetimi për këtë rast vazhdon. Por fakt është se Agron Çela bëri “divorc” politik me Ilir Metën.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme