Politika 24 Tetor 2024, 13:16 Nga VNA

Kush e shpëtoi Manen? SPAK apo Ligji?

Ndaje në Whatsapp
Kush e shpëtoi Manen? SPAK apo Ligji?

Rasti i Samir Manes, sipas dosjes së SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ka sjellë në vëmendje shqetësime serioze mbi lidhjet korruptive të sektorit privat dhe politikës. Sipas dosjes së SPAK, ngjarjet që lidhen me këtë rast datojnë në vitin 2014, kur Meta ishte kryetar i Kuvendit dhe Kryemadhi deputete e LSI-së. Ky kontekst përfshin diskutime dhe veprime lidhur me amendimin e ligjit për sektorin minerar, në favor të kompanisë Albchrome, pronar i së cilës është Samir Mane.

Disa media dhe gazetare kane ngritur pikëpyetjen se lidhja mes Metës, Kryemadhit dhe Manes nuk ka rezultuar abuzive për shkak se vila ne Rolling Hills nuk është blerë dhe se ligji ka ndryshuar me votën e shumicës parlamentare ku asokohe ishte PS dhe LSI.

Le të rendisim faktet ligjore për ta patur një panoramë sa më të qartë. Takimi urgjent më 6 tetor 2014, si dhe bisedat e zhvilluara midis Kryemadhit, Manes dhe ish-deputetit Përparim Spahiu, janë interpretuar nga SPAK si pjesë e një skeme korrupsioni pasiv por pa përcaktuar ushtruesit e korrupsionit aktiv të kryera nga përfaqësues të lartë të bizneseve private. Veprimet e kërkuara mund të kenë qenë në favor të interesave të Albchrome, duke e bërë këtë rast një objekt të rëndësishëm për hetim. Shume pyetje janë ngritur në publik pse SPAK ka lënë jashtë “rrjetës” së tij Samir Manen.

Përgjigjen për këtë pyetje e marrim nga një analize e shpejtë ligjore. Sipas Nenit 244 të Kodit Penal, nëse veprimet e Manes do të konsideroheshin si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, dënimi për këtë vepër penale do të ishte nga gjashtë muaj deri në tre vjet burgim. Po ashtu, nëse do të merreshin parasysh nenet për korrupsionin në sektorin privat, si Neni 164/a i Kodit Penal, dënimi do të ishte gjithashtu nga tre muaj deri në tre vjet burgim.

Elementi ligjor kyç në këtë rast është afati i parashkrimit të veprave penale. Sipas Nenit 66, pika (ç) të Kodit Penal, veprat penale që parashikojnë dënim deri në pesë vjet burgim kanë një afat parashkrimi prej pesë vitesh. Kjo do të thotë se, nëse ka kaluar një periudhë prej pesë vjetësh nga kryerja e veprës penale deri në momentin e ndjekjes penale, ndjekja penale e një personi të dyshuar nuk mund të realizohet. Kështu, për rastin e Manes, duke qenë se vepra penale supozohet të ketë ndodhur në vitin 2014, ndjekja penale duhet të kishte nisur brenda vitit 2019 për të qenë e vlefshme.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që duhet theksuar është gjithashtu se SPAK nuk ishte ngritur ende gjatë periudhës kur Manes iu parashkrua kjo veper penale.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo situatë tregon se është ligji ai që i ka dhënë Manes “imunitetin” për këtë rast dhe jo SPAK.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme