Politika 24 October 2024, 14:59 Nga VNA

Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nga çështja në ngarkim të tij në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nga

Në kohën kur Gjykata Kushtetuese ka njoftuar 19 nëntorin si datën e shqyrtimit të cëshjes së Sali Berishës, ish-kryeministri ka bërë lëvizjen e radhës duke paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari. Në dokumentin e dorëzuar nga ish-kryeministri tashmë i pandehur për korrupsion, thuhet se Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e cështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit, është është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe voto pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK. Së dyti argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali berishën si kreun e PD-së. Në përgjigje të interesimit të News 24, Kushtetuesja konfirmoi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore. Ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjykatës lidhur me masën e parë të sigurisë atë të dertyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, të cilën reuzoi ta zbatonte. Vendimet sipas tij janë marrë në shkelje të Kushtetues, pasi iu kufizua liria në një kohë që SPAK duhet të kishte martrë autorizim në Kuvend, për sa kohë ai është deputet. Sic rezulton Kushtetuesja ende nuk e ka shqyrtuar, por shqetësimi mbetet në faktin e reduktimit të numrit të anëtarëve, kjo nisur edhe nga dorëheqja e Elsa Toskës.

Marrë nga News 24

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme