Politika 24 October 2024, 17:00 Nga VNA

Zgjedhjet e 2025-ës/ Sa vota kërkon Rama nga Diaspora

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 2025-ës/ Sa vota kërkon Rama nga Diaspora

Kreu i qeverisë Edi Rama ka rinisur turet në Diasporë. Sot, kryeministri është nisur drejt Shteteve të Bashkua të Amerikës, ku pritet të mbajë një takim me shqiptarët atje. Në 26 Tetor takimi zhvillohet me shqiptarët që jetojnë në New York. Takimet vijnë në kuadër të turit të nisur në maj të këtij viti me diasporën. Pas New York-ut Rama do të udhëtojë më 3 nëntor për në Selanik ku do të takohet me shqiptarët në Greqi. Nga mediat mësohet se temë të takimeve janë investime të shqiptarëve në Shqipëri por edhe vota e diasporës tashmë e garantuar me Kodin zgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të cilat mbahen në Shqipëri.

Vota

Por sa vota ka Diaspora? Eduard Zaloshnja ma zhvilluar në sondazh për emisionin "Frontlone", transmetuar në Report TV, nga ku rezulton se nga 3.7 milionë shtetas shqiptarë që figurojnë në listat e zgjedhësve, 1.75 milionë janë jashtë Shqipërisë (1.95 milionë banojnë këtu, sipas Censit-23). Po sa nga 1.75 milionë zgjedhësit në emigracion do të votojnë në zgjedhjet parlamentare?

Nga sondazhi rezulton se me afërsi rreth 500 mijë zgjedhës në emigracion janë të prirur të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Por siç na tregon thënie e urtë popullore, nga e thëna në të bërë ndanjë det i tërë.

Procedura

Sipas rregullores së miratuar nga KQZ, procedura për votën e Diasporës përfshin:

1. Shkarkon Aplikacionin e KQZ

2. Hap një llogari në Platformën e KQZ

3. Identifikohet me:

- Shenjat e fytyrës,

- Kodin gjashtë shifror në telefon,

- E-mail,

- Numrit Personal të ID

- Pasword

Pastaj ngarkon në Platformë:

4. Kontratë qeraje ose dokument pronësie për vendqendrimin jashtë vendit.

5. Adresë fizike

6. Adresë elektronike

7. Numër telefoni

Më pas bën kërkesën për t'u regjistruar dhe pret 5 ditë që KQZ të verifikojë të drejtën për të votuar.

Interesin dhe gadishmërinë e emigrantëve për të votuar në Shqipëri pritet të shihet në vijim. Jo vetëm për shkak të procedurave të komplikuara por edhe për kostot që parashikon ky proces, deri në mbërritjen në vendin tonë të votës së emigrantëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme