Politika 24 Tetor 2024, 16:24 Nga VNA

Dosja "Meta" si u pastruan 800 mijë euro të dyshuara të pista nga nëna e deputetes përmes kredive

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Meta" si u pastruan 800 mijë euro të dyshuara të

SPAK dyshon për pastrim parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përmes familjarëve të afërt

SPAK ngre dyshime të forta se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë investuar para të pista duke blerë pasuri të paluajtshme përmes Fatime Kryemadhit, nënës së deputetes së PL-së. Sipas SPAK, nëna e Kryemadhit ka marrë dy kredi për të mbuluar origjinën e parave të përfituara nga korrupsioni.

“Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive apo të pajustifikuara, ndërkohë që në këtë periudhë Ilir Meta akuzohet për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare. Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhi ose me deklarimin e burimeve të paqena, siç është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula (biznesmen), dhe është arritur të futet në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar prej 846 mijë eurosh”, thekson SPAK.

Në dosje thuhet se “për këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur t’i justifikojë ato me të ardhura nga huatë, pasqyruar kjo në deklaratat noteriale të paraqitura nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës, siç është rasti i Ema Cokut. Këto deklarata noteriale jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare dhe as për shlyerjen e tyre.

Fatime Kryemadhi nuk ka pasur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300 mijë euro, para të cilat i ka përdorur për të likuiduar kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e M.N. Në këtë mënyrë - argumenton SPAK - Fatime Kryemadhi rezulton se i ka marrë kreditë bankare me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive, shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari korruptive. Pra, shumat e ligjshme të përfituara nga kreditë janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo (Fatime Kryemadhi) ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme”, argumentohet në dosje.

Madje, në një rast Fatime Kryemadhi ka deklaruar se pas vdekjes së të shoqit i janë mbledhur 100 milionë lekë, të cilat i ka përdorur për blerje apartamentesh. Ilir Meta, ish-presidenti, ndodhet nën masën e arrestit me burg, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat akuza dyshohet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme