Politika 25 October 2024, 11:24 Nga VNA

"Hajnat në burg, hajnat në burg"/ Arrestimet nga SPAK, prap nuk janë të kënaqur

Ndaje në Whatsapp
"Hajnat në burg, hajnat në burg"/ Arrestimet nga SPAK, prap

Vllaznit ne Shqiperi jane fantastik

Qe 30 vjet kane bertite "hajnat ne burg, hajnat ne burg", por kur prokuroria filloi me jau plotesu deshirat, prape nuk jane te kenaqun.

Gjysma po kerkojne me i shti ne burg Meten e Berishen, gjysma Edi Ramen e Erion Veliajn.

Altin Dumani, ne anen tjeter, po thote "avash djema, se ne burg ka me pase vend per krejt, ama mos lypni qe qysh diten e pare, me i zgjidhe problemet historike te Shqiperise".

Kur kam qene njehere ne emision te Grida Duma pata thane, e po e perseris: SPAK ne Shqiperi eshte si Tribunali Special i Kosoves. Eshte nje organizate e krijume dhe e kontrollume prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kushdo qe mendon qe SHBA i ka investu qindra miliona euro ne drejtesine e Shqiperise, qe pastaj ajo drejtesi me ju dhane dhurate Edi Rames, qe ky me i luftu kundershtaret e tij politik, eshte naiv.

Nese duhet me u arrestu Edi Rama, atehere koha me e mire per me e arrestu ate, do te ishte koha kur opozita nuk kontrollohet prej nje udheheqesi qe eshte ne liste te zeze te SHBA-ve dhe i dyshuar per korrupsion.

Sa per krahasim: Hashim Thaçi eshte arrestu atehere kur aleatet e Kosoves u siguruan qe ne Kosove nuk do te kete boshllek politik. Prokuroria kudo ne bote ben kapak edhe politike. Ajo cfare nuk ben politike eshte gjykata.

Opozita ne Shqiperi eshte nje xhungel e vertete. Eshte nje kaos, pa bisht dhe pa krye. Meqe vet jane ashtu, kerkesa e tyre eshte qe e gjithe Shqiperia te shnderrohet ne xhungel.

Pervoja e jeme jetesore, si vrojtues deri dikund i vemendshem i zhvillimeve politike, me meson qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne rajonin tone, kurre, asnje lideri, nuk i kan dhane imunitet bllanko.

Per shkak te rrethanave politike dhe te sigurise, kane bo kalkulime ditore, por kurre nuk i kane investu milionat e tyre per me ia siguru pushtetin Hashim Thaçit, Gjukanovicit, Gruevskit, Edi Rames ose kujtdo tjeter.

Mos e rreni publikun, Altin Dumani nuk eshte vegel e Edi Rames.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme