Politika 25 October 2024, 18:17 Nga VNA

‘Shumë zhurmë për asgjë’, Shteti Bektashi vetëm një projekt i shpallur

Ndaje në Whatsapp
‘Shumë zhurmë për asgjë’, Shteti Bektashi

Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi, e cila u hodh nga kryeministri Edi Rama, nuk ka përparuar. Këtë e konfirmoi kreu i bektashinjve, Edmond Brahimaj, gjatë një aktiviteti në Mallakastër, ku theksoi se nuk ka asgjë konkrete për këtë çështje. “Nuk ka asgjë të re përveç asaj që ka deklaruar kryeministri, dhe do t’ju njoftojmë sapo të ketë ndonjë zhvillim,” u shpreh Baba Mondi.

Kjo ishte hera e parë që Edmond Brahimaj iu përgjigj pyetjeve të mediave shqiptare për këtë temë, por nuk ndau detaje të tjera. Së fundmi, ai pati një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ku shprehu shqetësimin se bektashinjtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të veprojë më shpejt për realizimin e idesë për një shtet bektashi. Sipas tij, hapat e parë përfshijnë miratimin e një ligji për të ndryshuar statusin e bektashinjve, ndërsa po shqyrtohen strategji të ndryshme për zbatimin e këtij plani.

Baba Mondi mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së Baba Haxhi Saliajt në qendër të fshatit Ninësh, duke e vlerësuar atë si një simbol të fisnikërisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme