Politika 25 October 2024, 15:38 Nga VNA

Afera e Inceneratorëve, shpërthen Lefter Koka: “Te telefoni i Monikës do të gjeni peshkun e madh”

Ndaje në Whatsapp
Afera e Inceneratorëve, shpërthen Lefter Koka: “Te telefoni i

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili po përballet me Apelin e Posaçëm për aferën e inceneratorit të Elbasanit, shpërtheu në sallën e gjyqit. Ai kërkoi pafajësi dhe theksoi se drejtësia duhet të hetojë dhe të zbulojë “peshkun e madh.”

“Ju po kërkoni të më dënoni mua si ‘peshkun e madh’. Por nuk jam unë ‘peshku i madh,’” deklaroi ish-ministri.

Koka iu kujtoi gjyqtarëve se gjithçka që deklaroi prokurori në seancë është thjesht një kallëzim i bërë nga Monika Kryemadhi. “Dëgjova prokurorin sot, dhe ky është saktësisht kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve mbeten të njëjta,” theksoi Koka.

Më tej, ish-ministri aludoi se gjykata është nën presion, por u kërkoi gjyqtarëve që “të ngrihen në nivelin e duhur dhe të bëjnë drejtësi.”

“Përse e ndatë dosjen, që të më dënoni sa më shumë? Nuk jam unë peshku i madh. Hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Nuk do të më gjeni mua. Aty keni ‘peshkun e madh,’” përfundoi Koka.

Ish-ministri është dënuar nga GJKKO me 6 vite e 8 muaj burgim dhe kërkon pafajësinë në Apelin e Posaçëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme