Politika 25 October 2024, 20:49 Nga VNA

Berisha përgëzon Lefter Kokën dhe i bën thirrje Monika Kryemadhit: Tregoi shqiptarëve me ç’rast i dorëzove Ramës 460 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Berisha përgëzon Lefter Kokën dhe i bën thirrje Monika

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme poshtë shtëpisë së tij, i ka bërë thirrje Monika Kryemadhit që të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzoi Edi Ramës 460 mijë euro.

Duke folur për gjyqin që u mbajt sot për çështjen e inceneratorëve të Elbasanit, Berisha çuditërish ka përgëzuar ish-ministrin, Lefter Koka për dëshminë që dha sot, duke thënë se atij iu rikthye guximi. Ky përgëzim i Berishës erdhi pasi Koka tha sot në gjyq se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve.

“Të dashur miq, sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi.

Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi.

Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave.

Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre” – u shpreh Berisha.

Deklarata e Berishës tregon edhe njëherë politikën e tranzicionit, ku për hir të pushtetit lavdërohet edhe ‘djalli’. Ish-ministri Lefter Koka i akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit, vitet e fundit ka qenë shënjestra e opozitës dhe kryesisht e Sali Berishës për të sulmuar qeverinë. Mjaftoi një gjysmë fjalë e ish-ministrit që nuk i shërben asnjë hetimi, që Berisha nga ballkoni të fillonte ta përgëzonte.

Lefter Koka, as më pak e as më shumë është një prej autorëve të aferës së inceneratorëve. Edhe nëse hap gojën për të treguar se kush janë bashkëautorët e kësaj afere, i shërben drejtësisë por jo se e bën njeri më të mirë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme