Politika 26 October 2024, 15:38 Nga VNA

Monika Kryemadhi reagon sërish pas masës së sigurisë: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi reagon sërish pas masës së sigurisë:

Monika Kryemadhi, ndaj së cilës SPAK ka caktuar “detyrim paraqitje” për akuzat e pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, ka deklaruar se një ligj i shfuqizuar katër vjet më parë është përdorur për të goditur atë politikisht. Ajo e cilëson këtë veprim si drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Kryemadhi ka publikuar vendimin e firmosur nga ish-kryetari i Kuvendit në vitin 2020, i cili shfuqizon ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”. Ajo thekson se masa e sigurisë është vendosur mbi këtë ligj, që sipas saj ka 4 vite që është shfuqizuar.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shprehet Kryemadhi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme