Politika 26 October 2024, 14:06 Nga VNA

Dosja e SPAK: Meta dhe Kryemadhi nuk deklaruan llogari bankare dhe disa shpenzime, pasi nuk justifikonin burimin e të ardhurave

Ndaje në Whatsapp
Dosja e SPAK: Meta dhe Kryemadhi nuk deklaruan llogari bankare dhe disa

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dyshohen nga SPAK se nuk kanë deklaruar llogari bankare apo shpenzime të ndryshme dhe sipas prokurorisë këtë e kanë bërë qëllimisht, pasi nuk justifikonin burimin e të ardhurave.

SPAK thotë se “lidhur me deklarimin e llogarive bankare, të dy subjektet e deklarimit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rezulton se nuk kanë deklaruar llogarinë dy emërore në emër të Fatime Kryemadhit nënës së deputetet dhe vajzës së madhe të ciftit”. Sipas prokurorisë paratë e vendosura në këtë llogari, dyshohet se janë produkt i veprës penale të korrupsionit.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar në ILDKPI shpenzimet mjekësore të kryera për periudhën 2013-2019 në vlerën 106 mijë euro nga të cilat 86 mijë euro janë paguar cash”, thekson SPAK.

Ilir Meta ish-president po mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash e deklarim të rremë. Për të njëjtat akuza po hetohet nën masën e detyrimit për paraqitje edhe deputetja e PL-së Monika Kryemadhi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme