Politika 26 Tetor 2024, 13:50 Nga VNA

Akuzat për tenderat e rindërtimit të komisariateve, reagon arkitekti Gjon Radovani: Ministria nuk ka likuiduar ende kompaninë time

Ndaje në Whatsapp
Akuzat për tenderat e rindërtimit të komisariateve, reagon

Arkitekti Gjon Radovani, ka reaguar pas hetimit të SPAK ku zbuloi se në celularin e tij ka gjetur detaje mbi rikonstruksionin e disa komisariateve në vend, për të cilat është marrë zyrtarisht i pandehur deputeti Plarent Ndreca.

Nga hetimet dyshohet se Radovani ka dhënë konsulencë pa pagesë për disa projekte të Ministrisë së Brendshme. Për këtë projekt Radovani jepte konsulencë dhe në kohën që KVO po shqyrtonte dokumentacionin për tenderat, vetë arkitekti rezulton të këte blerë kompaninë A.P.E që është pjesë e bashkimit të operatorëve që janë shpallur fituese. SPAK dyshon se në këtë rast mund të ketë favorizim në garë të kompanive fituese nga anëtarët e KVO.

Për këtë Radovani shprehet se kompania e tij ka marrë pjesë në garë për rikonstruksionin e komisariateve dhe ka fituar projektimin për Vlorën dhe Rrëshenin. Ai thekson se puna është përfunduar dhe taksat janë paguar, por Ministria e Brendshme ende nuk e ka likuiduar shumën përkatëse.

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Urban në qeverinë "Rama 1”, tregon se ai dhe kolegët e tij kanë kontaktuar vazhdimisht funksionarët e Ministrisë për të kërkuar pagesën e munguar, por pa sukses. Sipas tij, ata kanë angazhuar një avokat për të ndjekur një proces civil.

Deklarata e plotë e arkitektit dhe ish-zëvendës ministrit Gjon Radovani:

Duke marrë shkak nga informacione të mediave shqiptare të ditës së sotme në të cilat përmëndet edhe emri im dhe duke konstatuar se informacionet e dhëna për publikun janë ose pjesërisht të sakta ose të pasakta deklaroj si më poshtë:

  1. Në vitin 2019 unë, ark. Gjon Radovani kam marrë pjesë në një KONKURS PROJEKTIMI të organizuar nga Ministria e Brëndëshme me temë: "Studim projektimi për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit"
  2. Pjesëmarrja në konkurs është bërë nëpërmjet bashkimit të operatorëve ekonomik "Derby-E" dhe "APE.shpk", kjo e fundit në pronësinë time.
  3. Unë si arkitekt i pavarur kam bërë një kontratë bashkpunimi me bashkimin e operatorëve ekonomik në bazë të së cilës unë do të zhvilloja projekt idenë dhe normativat e projektimit të komisariateve, ndërsa dy shoqëritë do të zhvillonin projektet e zbatimit nën mbikqyrjen time në rast nevoje, në rast lidhjeje kontrate. 4. Bashkimi i operatorëve ekonomik "Derby-E" dhe "APE.shpk” është shpallur fitues i konkursit të projektimit.
  4. Në bazë të termave të referencës së konkursit faza e konkursit të projektimit ka qënë pa rimbursim ekonomik.
  5. Bashkimi i operatorëve ekonomik në bazë të termave të referencës së konkursit ka lidhur kontratë bashkpunimi për projektimin ekzekutiv të dy reparteve të Policisë së Shtetit, atë të Vlorës dhe atë të Rrëshenit.
  6. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka dorëzuar projektin e zbatimit pranë MB dhe sipas kontratës ka lëshuar faturën tatimore.
  7. Bashkimi i operatorëve ekonomik ka paguar tatimin mbi vlerën e shtuar për faturën e lëshuar.
  8. Edhe sot e kësaj dite fatura për punën e bërë nuk është likuiduar nga MB dhe dy shoqëritë e bashkimit të operatorëve ekonomik janë në limitet e falimentit, sepse përvec që nuk janë paguar për punën e bërë, kanë paguar edhe taksat sikur të kishin arkëtuar shumën e faturës.

Në këto kushte unë dhe kolegë të tjerë të përfshirë në projekt me të drejtë kemi kontaktuar kohë pas kohe funksionarët e MB për të kërkuar të drejtën tonë të munguar. Pas një kalvari prej tre vitesh të gjendur para një padrejtësie për ne tashmë të pazgjidhshme i kemi kaluar çështjen një avokati për të marrë rrugën e mundshme të një procesi civil kundër debitorit.

Për sa më sipër posedoj të gjithë dokumentat që faktojnë se kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta e kësaj çështje.

 

Video

“Arabia Saudite lejon zyrtarisht të huajt të blejnë dhe zotërojnë prona banimi, toka dhe ferma bujqësore në të gjithë vendin.”

Ky video përmban imazhe grafike! Videoja e një dëshmitari okular tregon një agjent të policisë kufitare amerikane duke qëlluar dhe vrarë një burrë në Minneapolis më 24 janar." Videocredits: Reuters

Publikohen pamjet e incidentit në Minneapolis, ku agjentë federalë të Border Patrol qëlluan për vdekje Alex Pretti, një qytetar amerikan 37-vjeçar, gjatë një operacioni kundër emigrantëve të paligjshëm. Videoja tregon momentin kur ai neutralizohet në tokë dhe më pas dëgjohen disa të shtëna, përfshirë të paktën pesë pas rrëzimit të tij. Pretti u qëllua në gjoks dhe vdiq në vend. Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar incidentin si vetëmbrojtje, duke pretenduar se ai ishte i armatosur dhe reagoi me dhunë, ndërsa pamjet nuk e tregojnë qartë armën. Ngjarja mbetet nën hetim.

Disa qytetarë janë përplasur me policinë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, ku po mbahen 20 protestues, të ndaluar pas protestës së sotme të opozitës. Sipas pamjeve, përpara godinës janë dëgjuar të bërtitura dhe sharje, ndërsa familjarë, qytetarë dhe mbështetës të protestuesve janë përplasur verbalisht me efektivët e policisë. https://www.vna.al/kronika/tension-ne-komisariatin-nr-1-ne-tirane-familjaret-e-protestuesve-te-arre-i19257

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme