Politika 26 October 2024, 09:16 Nga VNA

“Reforma në drejtësi nuk duhet të preket”, Ambasadori gjerman: Sukses i saj janë arrestimet e rëndësishme

Ndaje në Whatsapp
“Reforma në drejtësi nuk duhet të preket”, Ambasadori

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, në një inervistë për mediat theksoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme që ndikon jo vetëm në investimet gjermane, por gjithashtu në zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit europian të vendit.

Duke folur për reformën në drejtësi, Bergner shprehu shqetësimin e tij për nevojën e ruajtjes së reformës së miratuar në vitin 2016.

“Reforma e vitit 2016 është themelore dhe nuk duhet të preket. Ajo ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës dhe në përfundimin e kulturës së pandëshkueshmërisë,” u shpreh ai.

Ai sugjeroi se ndryshime mund të bëhen vetëm për të zgjeruar fushën e veprimtarisë së reformës në sektorë të tjerë. Ambasadori vlerësoi arrestimet e fundit si një shenjë të fundit të pandëshkueshmërisë në vend.

“Suksesi më i dukshëm i reformës është puna e SPAK-ut, i cili ka arritur arrestime të rëndësishme. Koha e pandëshkueshmërisë ka kaluar; tani çdo individ është subjekt i ligjit, një lajm shumë pozitiv për qytetarët shqiptarë,” theksoi Bergner.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme