Politika 26 October 2024, 12:12 Nga VNA

Paradoksi/ Plarent Ndreca i akuzuar për abuzim me prokurimet publike, në krye të komisionit që heton tenderat në shëndetësi

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi/ Plarent Ndreca i akuzuar për abuzim me prokurimet publike,

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes dhe pabarazisë në tenderë”. Akuzat lidhen me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës që Ndreca shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, nga korriku 2019 deri në shtator 2020.

Ky rast paraqet një situatë paradoksale, duke pasur parasysh se Ndreca i cili akuzohet për korrupsion në tendera, mban gjithashtu postin e nënkryetarit të komisionit që po heton korrupsionin me tenderat në sektorin e shëndetësisë. Pra thënë më thjesht, një i akuzuar për abuzim me tendera publik, po heton korrupsionin në tenderat e shëndetësisë.

Kujtojmë se avokati i Ndrecës dhe përfaqësues të tjerë ligjorë u paraqitën ditën e djeshme në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme