Politika 26 October 2024, 12:21 Nga VNA

Mbetjet e rrezikshme nesër mbërrijnë në Durrës, PD bën thirrje për protestë

Ndaje në Whatsapp
Mbetjet e rrezikshme nesër mbërrijnë në Durrës, PD

Ditën e diel (27 tetor), pritet që mbetjet e rrezikshme të kthehen në Portin e Durrësit. Për këtë arsye Partia Demokratike ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen për të reaguar dhe për të kërkuar transparencë.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tha se mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment transparence.

"Nëse nuk kanë ndjeshmëri dhe shpërfillin shqetësimet e qytetarëve vendas për mjedisin e shëndetin, do të jenë të detyruar të japin llogari për këtë trafik para autoriteteve ndërkombëtare. Ndërkohë që ne, shqiptarët, e kemi në dorë dhe duhet të kërkojmë shpjegime për këtë aferë të rrezikshme. 7 tetori është rasti që të ngremë zërin, të bashkohemi në shesh kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit, kundër trafikut të mbetjeve të rrezikshme" - shprehet Muçollari ndër të tjera.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme