Politika 2 Nëntor 2025, 19:19 Nga VNA

Pse Andi Mustafaj kundërshton kandidatin “apolitik” të opozitës

Ndaje në Whatsapp
Pse Andi Mustafaj kundërshton kandidatin “apolitik” të

Sipas Andi Mustafajt, kandidati i pavarur nuk është një zgjidhje neutrale, por një kurth narrativ i pushtetit. Ai beson se ideja e “apoliticizmit” është produkt i propagandës së regjimit, që prej vitesh ka ushqyer shoqërinë me frazën “mos e ktheni politike”, duke çarmatosur qytetarët dhe duke i bërë spektatorë të vetë-shtypjes së tyre politike. Për Mustafajn, pranim i një kandidati “apolitik” nënkupton dorëzim para logjikës së pushtetit, i cili kërkon që opozita të mos ketë identitet, zë dhe protagonizëm politik. Në këtë optikë, kandidati i pavarur nuk sfidon regjimin — përkundrazi, e ushqen atë, duke legjitimuar idenë se politika nuk është mjet ndryshimi, por një barrë. Prandaj, Mustafaj argumenton se opozita duhet të luftojë me politika, jo t’i shmanget atyre; sepse nëse heq dorë nga politika, i dorëzon regjimit monopolin e pushtetit dhe shkatërron shpresën për ndryshim.

Statusi i plotë në FB 

Shoqëria “apolitike”: hallka e radhës (e fundit?) e sundimit të Regjimit

Në këtë vend, kur e pranon logjikën e propagandës, ajo të gëlltit, dhe pastaj të përdor për të vërtetuar veten.

Prej më shumë se një dekade, regjimi ka ushqyer popullin me dy pilula magjike propagande.

“Mos e ktheni politike.”

Një frazë që e çarmatos qytetarin, e bën spektator të vetes.

“Fajin e ka Saliu.”

Një doktrinë për të zhvendosur përgjegjësinë nga qeverisja te opozita.

Këto formula janë dy faqet e së njëjtës monedhë për një regjim që sundon me konfuzion, përpara se të nënshtroj me frikë. 

Sot, ato janë bashkuar në një formë të krijuar nga një ekuacion i pazgjidhshëm për Partinë Demokratike: kandidati apolitik.

Disa mendojnë se kjo zgjedhje është lëvizje e mençur, kompromis që bashkon.

Në të vërtetë, ajo është fitore e qetë e regjimit.

Jo sepse fiton Bashkinë, ajo për momentin është një garë pa rëndësi. 

Mandati është i shkurtër, 

Këshilli Bashkiak kontrollohet nga Regjimi, 

Administrata është e gangrenuar nga patronazhistët.

Por sepse fiton narrativën. 

“Fajin nuk e kam unë që ju dërmoj, por partitë e tjera që nuk ju frymëzojnë”.

“Fajin nuk e kam unë që shkrep revolen, por PD që ka vetëm një trup prej mishi e gjak që lejon të depërtoj plumbi”.

Kjo rrugë, çon në monopolin e ushtrimit të politikës nga pushteti, krijon një shoqëri që beson më shumë tek të jashtmit sesa te vetja, që ngadalë fillon ta urrejë vetveten politike.

Politika nuk është turp, është oksigjen.

Një bashki është institucion politik.

Çdo vendim që merret aty është politik.

Në një shtet normal, fjala “apolitik” mund të nënkuptojë neutralitet.

Në një regjim si ky, ajo do të thotë nënshtrim.

Sepse kur opozita pranon të mos jetë politike, regjimi sundon pa konkurrencë.

Regjimi e di këtë shumë mirë,  prandaj nuk kishte pse të reagonte, prandaj nuk ka pse të bëj fushatë.

Ai është në një situatë win–win: në çdo rast, fiton.

Nëse kandidati “apolitik” fiton, përcillet ideja se opozita është pengesë.

Nëse humbet, përsëritet slogani i përjetshëm: “Fajin e ka Saliu.”

Kjo nuk është vetëm një histori zgjedhore, është një projekt i përshkallëzuar politik dhe psikologjik.

Të zhduket gradualisht identiteti politik i qytetarit shqiptar, të largohen njerëzit nga ndjenja e përfshirjes.

Të krijohet një shoqëri që nuk e sheh më politikën si mjet ndryshimi, por si burim neverie.

Në këtë shoqëri apolitike, partitë dobësohen, militantët largohen, qytetari kthehet në pasiv.

Vetëm regjimi mbetet me strukturë, me qëllim, me motiv.

Vetëm ai ka politikë. Vetëm ai bën politik.

Dhe kush mban politikën, mban pushtetin.

Kjo është dilema e vërtetë e ditës: Opozita po flet me gjuhën e regjimit,  me terminologjinë e tij,  me ndrojtjen që ai ka mbjellë në shoqëri.

Rreth kryetarit të Partisë Demokratike është rikrijuar një efekt oborri, 

I flakur tutje nga dera e madhe gjatë Foltores,

I kthyer nga dera e vogël kur ne ulëm vigjilencën.

Një oborr me këshilltar që të shurdhojnë.

Ata që mendonin se bojkoti i zgjedhjeve ishte gjëja e duhur,

Që djegia e mandatave ishte zgjidhje e zgjuar,

Që listat e mbyllura ishin ide e mirë.

Këto fenomene të kryqëzuara janë më të rrezikshme sesa çdo humbje zgjedhore.

Sepse kur politika hesht, propaganda flet.

Kur opozita bëhet “e matur”, regjimi bëhet i përjetshëm.

Duhet të flasim. Tani.

E di, është e vështirë të flasësh.

Por duhet.

Sepse heshtja është e barabartë me pranim.

Duhet të flasim për rreziqet që i kanosen demokracisë, 

për mekanizmat e manipulimit të opozitës,

për mënyrën si po krijohet një shoqëri e çarmatosur politikisht,

Duhet të flasim jo me inat, por me arsye. 

Jo me dëshira, por me fakte.

Sot, më shumë se kurrë, duhet ta rikujtojmë vetes: 

politika nuk është armiku. Politika është arma.

Dhe kush heq dorë nga arma, dorëzohet pa luftë.

Shoqëria “apolitike” është hallka e radhës e sundimit.

Nëse e pranojmë si normalitet, do të bëhet hallka e fundit.

Sepse pas saj, nuk do të ketë më kush të flasë, as kush të luftojë, as kush të fitojë.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme