Bota 14 June 2026, 12:02 Nga VNA

Bleu tre bileta identike lotarie, burri nga Maryland fiton 150 mijë dollarë

Ndaje në Whatsapp
Bleu tre bileta identike lotarie, burri nga Maryland fiton 150 mijë

Një burrë nga shteti amerikan i Marylandit ka përjetuar një surprizë të jashtëzakonshme pasi bleu tre bileta identike lotarie dhe fitoi gjithsej 150 mijë dollarë.

Sipas rrëfimit të tij, ai kishte rënë në gjumë para se të zhvillohej shorti dhe vetëm të nesërmen kuptoi se secila prej biletave të tij kishte rezultuar fituese e një çmimi prej 50 mijë dollarësh.

Kështu, tre biletat i siguruan një fitim total prej 150 mijë dollarësh.

Fituesi tha se ende nuk ua ka treguar lajmin anëtarëve të familjes, pasi dëshiron t’u bëjë një surprizë fëmijëve të tij.

Ai shtoi se një pjesë e parave do të ndahet me të afërmit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për shlyerjen e faturave dhe ndoshta për të realizuar disa udhëtime.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme