Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së tij, duke organizuar një event të UFC-së në lëndinën historike South Laën të Shtëpisë së Bardhë.
Ngjarja, e cila do të përfshijë shtatë duele, është cilësuar si një spektakël i veçantë nga presidenti i UFC-së, Dana Ëhite, një mik i afërt i Trumpit.
“Ky aktivitet është një ngjarje e vetme, një ngjarje e jashtëzakonshme. Më pëlqen shumë”, deklaroi Ëhite, duke shtuar se eventi do të lidhet edhe me festimet e 250-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Festimi i Trumpit bie në kontrast të plotë me atë të paraardhësit të tij, Joe Biden, i cili në vitin 2022 e shënoi 80-vjetorin me një drekë private familjare në Shtëpinë e Bardhë.
E pyetur për dallimin mes dy qasjeve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Allison Schuster, u shpreh se festa e Trumpit “do të jetë një nga netët më argëtuese në historinë amerikane”.
Trump, i cili tashmë mban rekordin si presidenti më i moshuar i zgjedhur në historinë e SHBA-së, nuk mund të kandidojë sërish për një mandat tjetër për shkak të kufizimeve kushtetuese.
Sipas raportimeve, UFC do të mbulojë shpenzimet e organizimit të eventit. Megjithatë, Shërbimi i Parqeve Kombëtare ka bërë të ditur në një dosje gjyqësore se përgatitjet për këtë aktivitet kanë përfshirë mbi 60 milionë dollarë shpenzime dhe dhjetëra mijëra orë pune, me shtatë agjenci qeveritare që kanë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore dhe logjistike.






















