Politika 2 November 2025, 07:51 Nga VNA

Arlind Qori komenton deklaratën e Veliajt: Arrestimi i tij i drejtë, të bashkëpunojë me drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori komenton deklaratën e Veliajt: Arrestimi i tij i drejtë,
Arlind Qori

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, komentoi mbrëmjen e së shtunës në Euronews Albania deklaratat e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese. Qori ka folur në emision lidhur fjalën e Veliajt në Kushtetuese ku shprehej se “nesër në vendin e tij mund të jetë dhe Flori, Ogerta apo Arlindi”, të cilët janë kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në reagimin e tij, Qori u shpreh se Veliaj po përpiqet të krijojë një barazim moral mes vetes dhe figurave të tjera politike, gjë që sipas tij është e papranueshme.

“Veliaj kërkon të vendosë ekuivalencë politike e morale midis vetes dhe meje, për të treguar se të gjithë jemi njësoj dhe se vetëm mundësia na ka lënë pa vjedhur. Por ai e ka vendin në burg, dhe duhej të ishte atje prej kohësh, për lejet shkatërruese në Tiranë, për tjetërsimin e trashëgimisë kulturore dhe për aferën e inceneratorit”, deklaroi Qori.

Ai shtoi se shkarkimi i Veliajt ishte një vendim i drejtë dhe se argumenti se një zyrtar nuk mund të largohet pa një vendim të formës së prerë është i pabazë.

“Nëse do të pritej një vendim përfundimtar, atëherë çdo pushtetar do të mund të zvarriste proceset pa fund, të tjetërsonte prova dhe të përfitonte nga privilegjet e pushtetit”, theksoi Qori.

Në fund, ai e ftoi Veliajn të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të zbulojë personat me të cilët ka ndarë përgjegjësitë.

“Uroj që Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë, të tregojë bashkëfajtorët e tij dhe oligarkët me të cilët ka ndarë pushtetin. Ndërkohë, me aq mundësi sa i kanë mbetur, ai po përpiqet të përdorë daljet publike vetëm për propagandë mediatike”, përfundoi Qori.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme