Politika 31 October 2025, 21:54 Nga VNA

Rama në SPAK?/ Gazetarja Lala: Nuk është e largët dita kur emri i tij do mbërrijë në Prokurorinë e Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Rama në SPAK?/ Gazetarja Lala: Nuk është e largët dita kur

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se sipas saj nuk është e largët dita kur emri i kryeministrit Rama do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për t’u pyetur.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Lala u shpreh se ende nuk dihet se për cilën çështje do të thirret kreu i qeverisë, pasi janë disa që qarkullojnë, por duket se “shigjeta” e SPAK është drejtuar nga Rama, pasi sot u mor e pandehur numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me Tunelin e Llogarasë.

“Emri i Ramës përmendet nga Ahmetaj, edhe në çështjen “McGonigal”, nuk e shoh të largët ditën që emri i kryeministrit do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për t’u pyetur.

Ka një logjikë, nisi me Alqi Bllakon, Kokën, Beqajn, Çyrbjan, Veliajn, Metën e Veliaj, kur shkon te Balluku që është një shkallë më poshtë se Rama , shigjeta drejtohet nga Rama”, tha ajo.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme