Politika 2 November 2025, 07:36 Nga VNA

Fatos Nano përcillet sot me ceremoni shtetërore për në banesën e fundit

Ndaje në Whatsapp

Fatos Nano përcillet sot me ceremoni shtetërore për në

Në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, sot do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, Nano do të përcillet me nderimet më të larta të shtetit.

Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt në të gjitha institucionet publike janë ulur në gjysmë shtize. Miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë ish-liderin e Partisë Socialiste duke vendosur kurora me lule pranë arkivolit të tij.

Sipas axhendës zyrtare, homazhet publike do të zhvillohen nga ora 08:30 deri në 11:00, ndërsa në orën 11:15 do të mbërrijnë personalitetet shtetërore dhe Trupi Diplomatik. Ceremonia e lamtumirës do të nisë në orën 12:00, në prani të përfaqësuesve të lartë të shtetit dhe të vendeve mike. Pas përfundimit, kortezhi funebër do të përcjellë Fatos Nanon drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme