Politika 2 November 2025, 12:13 Nga VNA

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika, familjarë dhe personalitete nga rajoni

Ndaje në Whatsapp

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Në homazhet për nder të Fatos Nanos morën pjesë jo vetëm eksponentë të lartë të Partisë Socialiste dhe qytetarë të shumtë, por edhe zyrtarë të opozitës. Ndër ta ishin sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, bashkë me Agron Gjekmarkajn dhe Arjan Ndojën, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së, Agron Duka. Homazhe zhvilloi gjithashtu ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Në ceremoni morën pjesë edhe personalitete politike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mes të cilëve Albin Kurti dhe Ali Ahmeti.

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerët e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi, Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe familjarë të Fatos Nanos, përfshirë bashkëshorten Xhoana Nano, djalin Sokoli dhe ish-bashkëshorten Rexhina. Homazhet publike nisën në orën 8:30 të mëngjesit, ndërsa nga ora 11:15 deri në 11:45 u zhvilluan homazhe nga personalitete shtetërore dhe trupi diplomatik.

Homazhet për Fatos Nanon/ Pjesëmarrje e gjerë nga politika,

Bashkëshortja e tij Xhoana Nano, i biri Sokol Nano dhe kryeministri Edi Rama mbajtën nga një fjalim përkujtimor. Në respekt të kontributit të tij në jetën publike dhe politike të vendit, data 2 nëntor është shpallur ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Fatos Nano ka drejtuar Partinë Socialiste për 14 vite dhe ka shërbyer si kryeministër i vendit për disa vite me ndërprerje, duke lënë një kontribut të spikatur në jetën politike dhe publike të Shqipërisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme