Politika 31 October 2025, 22:45 Nga VNA

Balluku përballet me SPAK/ Mbrojtja në duart e motrës, ish-kryetare e vetingut

Ndaje në Whatsapp
Balluku përballet me SPAK/ Mbrojtja në duart e motrës,

Belinda Balluku, zgjodhi t'ia besojë mbrojtjen ligjore përballë drejtësisë motrës së saj Pamela Qirko, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i njohur ndryshe si shkalla e parë e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo lëvizje shihet si strategjike, pasi, përveç përgatitjes profesionale të Qirkos, Balluku siguron gjithashtu që dokumentet e dosjes të mos rrjedhin në publik.

Pamela Qirko u paraqit në ambientet e SPAK rreth orës 14:40 dhe priti në hyrje të strukturës antikorrupsion deri në mbërritjen e së motrës, zv.kryeministres Balluku. Të dyja bashkë qëndruan për rreth 40 minuta përpara prokurorëve të posaçëm, ku u njohën me aktakuzën.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, një çështje që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Fillimisht, në vitin 2020, tenderin e fitoi kompania “Gjoka Konstruksion”, por ai u anulua dhe u zhvillua sërish në vitin 2021, ku fituese u shpallën dy kompani turke të bashkuara në një konsorcium.

Dyshohet se vlera e tenderit është rritur me mbi 50 milionë euro krahasuar me projektin fillestar.

Në këtë përballje me drejtësinë, Balluku do të mbrohet nga motra e saj. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Pamela Qirko është regjistruar si person fizik vetëm ditën e djeshme — një hap i nevojshëm ligjërisht për të ushtruar profesionin e avokates dhe për të përfaqësuar motrën e saj përpara SPAK-ut.

Ironikisht, Qirko do të ketë përballë disa prej personave që dikur i është dashur t’i vlerësonte vetë, në kohën kur ishte anëtare e KPK-së. Mes tyre është edhe prokurori i posaçëm Dritan Prenci, i cili ka ngritur akuzën ndaj Ballukut — dhe që dikur është konfirmuar në detyrë nga trupa ku bënte pjesë vetë Pamela Qirko.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme