Politika 9 January 2026, 11:55 Nga VNA

Asgjë e re nga fronti opozitar. Tryeza e Berishës, ripozicionim figurash të vjetra dhe asnjë ide e re

Ndaje në Whatsapp
Asgjë e re nga fronti opozitar. Tryeza e Berishës, ripozicionim

Rehabilitimi i Ilir Alimehmetit në krah të Sali Berishës ishte i vetmi lajm që prodhoi tryeza politike e thirrur nga vetë Berisha. Ish-kryeministri mbajti një fjalim të ngjashëm me ato që përsërit çdo ditë në konferencat për shtyp, me refrenin e zakonshëm kundër Ballukut dhe Agasit.

Në tryezë u shfaqën edhe emra si Ermal Hasimja apo Florian Binaj, por pjesa tjetër e panoramës ishte një rikthim i pastër në fillim të viteve 2000: Fatmir Mediu, Arjan Starova, Nard Ndoka, pa llogaritur Selami Jenisherin dhe Kujtim Gjuzin. Një skenë e njohur, pa surpriza dhe pa energji të reja.

Pa asnjë alternativë reale bashkimi dhe pa asnjë emër të ri përtej figurave që prej vitesh shfaqen si zgjatim politik i Partisë Demokratike, tryeza e sotme nuk solli asnjë element të ri. Përmbajtja u kufizua te kërkesat e zakonshme për një qeveri teknike, e cila sipas Berishës do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, si edhe mosndërhyrjen në drejtësi.

Kjo e fundit u shfaq si një element relativisht i ri në fjalorin politik të Sali Berishës. Megjithatë, ai pranoi se qeveria teknike e supozuar do ta mbështeste drejtësinë, edhe pse, sipas tij, “drejtësia e re” ka bërë shumë gabime, pasoja të të cilave, siç u shpreh, i kanë mbajtur mbi shpinë ai dhe opozita.
Asgjë e re nga fronti i opozitës. Tryeza e Berishës: Ripozicionim figurash të vjetra dhe asnjë ide e re

Në thelb, tryeza politike rezultoi një takim pa risi, ku e vetmja gjë e re ishte ripozicionimi i figurave të vjetra.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme