Politika 8 January 2026, 13:00 Nga VNA

Sali Berisha përballë refuzimeve por nuk e humbet optimizmin: Opozita parlamentare jashtë tryezës së tij

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha përballë refuzimeve por nuk e humbet optimizmin: Opozita

Lëvizja “Bashkë”, partia “Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” kanë refuzuar ftesën e Sali Berishës për t’u ulur në tryezën e thirrur prej tij për koordinimin e aksionit opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sot në një konferencë për shtyp se nuk dëshiron t’i paragjykojë këto qëndrime deri në momentin kur tryeza të nisë konkretisht nga puna.

Të premten, Berisha ka ftuar partitë opozitare në një takim për të diskutuar mbi aksionin e përbashkët opozitar, por gjithçka tregon se dy partitë opozitare parlamentare, ajo e drejtuar nga Agron Shehaj dhe ajo e Arlind Qorit, nuk do të marrin pjesë. I njëjtë pritet të jetë edhe qëndrimi i Adriatik Lapajt, i cili prej javësh proteston para Kryeministrisë dhe çdo të hënë i lë simbolikisht hapësirën Partisë Demokratike dhe Berishës, por duket se nuk ka ndërmend të ulet në tryezën e thirrur prej tij.

Sali Berisha bëri të ditur se, përveç partive opozitare, në këtë tryezë janë ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mes të ftuarve do të jetë edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Vetë Berisha ka deklaruar disa herë se Salianji ka shkelur disa “vija të kuqe”, çka e bën të vështirë rikthimin e tij si pjesë aktive e lëvizjes opozitare.

Në këto kushte, tryeza e Berishës rrezikon të mbetet me një pjesëmarrje të kufizuar, ku sipas sinjaleve të deritanishme, pritet të bashkohen kryesisht aleatët tradicionalë të PD-së, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka, ndërsa pjesa tjetër e opozitës vijon të mbajë distancë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme