Politika 8 January 2026, 13:11 Nga VNA

Përplasja në opozitë për Ballukun: Shehaj kërkon publikimin e provave, Bardhi e quan “strategji të Ramës për të dëmtuar drejtësinë”

Ndaje në Whatsapp

Përplasja në opozitë për Ballukun: Shehaj kërkon

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka kërkuar një ditë më parë nga anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve që të publikojnë provat e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, edhe pse një veprim i tillë do të binte ndesh me ligjin dhe sekretin hetimor.

Deklarata ka nxitur reagim të fortë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili sot theksoi se opozita nuk ka asnjë arsye dhe asnjë të drejtë të shkelë ligjin për të ekspozuar prova që ndodhen në duart e prokurorisë. Sipas Bardhit, çdo shqiptar e kupton se ndaj Ballukut ekzistojnë mjaftueshëm të dhëna për vepra të përsëritura penale, por kjo nuk justifikon cenimin e procedurave ligjore.

Interesi ndaj ligjit është ai që mbron interesin publik. Nuk mund të pretendosh se je me drejtësinë, ndërkohë që kryen veprime që e cënojnë atë”, deklaroi Bardhi, duke nënvizuar se pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po tentojnë të ndikojnë dhe dëmtojnë hetimet e SPAK. Sipas Bardhit, Rama i ka siguruar provat nga prokuroria në mënyrë të paligjshme dhe po ndërton një strategji për t’i nxjerrë ato në publik, me qëllim sabotimin e procesit hetimor.

Na bëhet thirrje që të shkelim ligjin dhe të cenojmë sekretin hetimor. Kjo është një thirrje në interes të Ballukut dhe të Ramës, për të dëmtuar drejtësinë dhe për të ndërhyrë në vijimin e hetimeve. As e kemi bërë dhe as do ta bëjmë”, u shpreh Bardhi.

Përplasja mes Shehajt dhe drejtuesve të PD-së ekspozon edhe një herë ndarjet brenda opozitës, në një moment kur çështja Balluku dhe hetimet e SPAK mbeten në qendër të vëmendjes publike dhe politike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme