Politika 8 January 2026, 14:19 Nga VNA

Përmbytjet zënë vend në agjendën e palëve politike/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave Civile, PD kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Ndaje në Whatsapp

Përmbytjet zënë vend në agjendën e palëve

Përmbytjet e ditëve të fundit që kanë përfshirë disa qarqe, duket se kanë zënë vend edhe në agjendën e palëve politike.

Kryeministri, Edi Rama, ka njoftuar se do të mbledh nesër Komitetin e Emergjencave Civile. Mësohet se në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 08:30, do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, si dhe për të bërë vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.

Gjithashtu, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të marrë masat që Këshilli i Ministrave të informojë Kuvendin për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situates.

Në terren për të parë situatën janë shfaqur edhe ministra, kryebashkiakë dhe deputetë të të dyja palëve. Ndonëse nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje për fatkeqësinë pasi masat duheshi marrë me kohë, duhet thënë se janë kujtuar të takojnë qytetarët edhe në ditë të vështira kur nuk bëhet fjalë për vota.

Kujtojmë se prej tre ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante. Ndërkohë sot janë urdhëruar evakuimi për banorët në Novoselë, Vlorë e Fier si dhe në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme