Politika 8 January 2026, 19:01 Nga VNA

Gazment Bardhi: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për zonat e përmbytura

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa qarqe të vendit, duke i kërkuar qeverisë shpalljen e menjëhershme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, Bardhi deklaron se i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave që të ndërmarrë masa urgjente për menaxhimin e situatës dhe mbështetjen e banorëve të prekur. Sipas tij, kërkesat kryesore janë:

– Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore rajonale për qarqet e prekura nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, konkretisht Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

– Kryerja e një vlerësimi të plotë dhe objektiv të dëmeve në vlerën reale të tyre, si dhe kompensimi i plotë financiar për banorët e dëmtuar.

– Informimi i menjëhershëm i Kuvendit të Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për përballimin e emergjencës.

Gazment Bardhi: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e

Gazment Bardhi: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e

Gazment Bardhi: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e

Bardhi thekson se mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do ta bënte të pamundur dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur dhe do të përbënte një akt të rëndë papërgjegjshmërie institucion. 

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme