Politika 8 January 2026, 21:54 Nga VNA

Arben Ahmetaj në serinë e katërt nga Zvicra: Një hero i vonuar kundër “15 oligarkëve”

Ndaje në Whatsapp
Arben Ahmetaj në serinë e katërt nga Zvicra: Një hero i

Në serinë e katërt të intervistave nga Zvicra, Arben Ahmetaj ka vendosur t’i japë publikut edhe një kapitull tjetër të rrëfimit të tij personal, këtë herë me tone dramatike, filozofike dhe heroike njëkohësisht. Ish-zëvendëskryeministri i Edi Ramës, për më shumë se një dekadë ministër dhe njeri me portofolin e qeverisë në xhep, flet sot për “dy vdekje të një burri”: njërën kur ta merr frymën Zoti dhe tjetrën kur, sipas tij, Edi Rama dhe Altin Dumani ta marrin dinjitetin.

Ahmetaj e paraqet veten si viktimë të një dhune morale, duke paralajmëruar se askush të mos guxojë t’i afrohet familjes së tij, ndërsa betohet se tashmë nuk flet vetëm për veten, por “për vendin”. Një retorikë e njohur, por kësaj here e shoqëruar me një inventar heroizmash personale: nga greva e urisë e vitit 1991, te mbyllja e skemave piramidale, ku Ahmetaj e vendos veten në qendër të historisë, si një djalë 27-vjeçar që, bashkë me disa emra të tjerë, shpëtoi Shqipërinë nga kolapsi financiar.

Sipas tij, asgjë nuk e ka bërë për vete. As grevat, as vendimet e vështira, as rolet kyçe në qeveri. Gjithçka ka qenë për vendin, për familjen, për tre vajzat e tij. Dhe sot, thotë Ahmetaj, nuk mund ta falë veten që Shqipërinë e sheh “në duart e krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit”, një Shqipëri që, sipas tij, i përket vetëm “kreut të organizatës” dhe 15 oligarkëve.

Pikërisht këtu, për ironi të fatit, shfaqet elementi i vetëm realisht i ri në këtë seri rrëfimesh: zbulimi se në Shqipëri qenkan 15 oligarkë. Një numër i saktë, i rrumbullakosur bukur, por pa asnjë emër, pa asnjë shembull dhe pa asnjë përgjigje për pyetjen thelbësore: kush janë këta oligarkë dhe pse Arben Ahmetaj nuk i pa për më shumë se 10 vite sa ishte ministër dhe zv.kryeministër?

A bashkëpunoi me ta? A firmosi tenderë? A i takoi gjatë rindërtimit? Apo oligarkët shfaqen vetëm atëherë kur duhen goditur shokët e djeshëm të partisë dhe “hajdutët brenda llojit”? Pyetjet mbeten pa përgjigje, ndërsa rrëfimi vazhdon të ndërtohet mbi patos, viktimizim dhe autobiografi selektive.

Nga Zvicra, Arben Ahmetaj flet sot si një disident i vonuar, duke denoncuar një sistem që e ka ndërtuar vetë, duke sulmuar një pushtet që e ka ushtruar vetë dhe duke zbuluar oligarkë që, për çudi, nuk i ranë kurrë në sy kur ishte në zemër të qeverisë.

Një hero tragjik në fjalë, por një bashkëautor shumë konkret në vepra.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme