Politika 8 January 2026, 12:16 Nga VNA

Dështon sërish mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Edi Rama po mban peng funksionimin e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

Dështon sërish mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi:

Edhe ditën e sotme ka dështuar mbledhja e Këshillit të Mandateve e thirrur nga 5 anëtarët e Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas përfaqësuesve të PD-së, bllokimi i mbledhjes së Këshillit po ndodh me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tyre, po mban peng funksionimin e Kuvendit.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga pesë anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku”, deklaroi Gazment Bardhi.

Demokratët theksojnë se vonesat dhe bllokimi i mbledhjes përbëjnë shkelje të rregullores së Kuvendit dhe po përdoren, sipas tyre, si mekanizëm politik për të penguar hetimet dhe procedurat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme