Politika 8 January 2026, 19:14 Nga VNA

Pjerin Ndreu për përmbytjet në Lezhë: Jam fajtor, por kjo është një baterdi që nis nga pas ’92-shit

Ndaje në Whatsapp
Pjerin Ndreu për përmbytjet në Lezhë: Jam fajtor, por kjo

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar me një qëndrim të drejtpërdrejtë dhe autokritik lidhur me situatën e përmbytjeve, duke pranuar përgjegjësinë e tij, por duke theksuar se fajësia është e shpërndarë dhe rrënjët e problemit janë të thella.

Ndreu flet për një “çorbë prononcimesh” dhe për një garë akuzash sa herë që vendi përballet me përmbytje, ndërsa thelbi i problemit, sipas tij, qëndron te krimi i urbanizimit pa asnjë kriter pas vitit 1992. Sipas kryebashkiakut të Lezhës, ndërtimet pa plane urbanistike, mbi kolektorë, kanale kulluese dhe vaditëse, kanë krijuar një situatë të pakthyeshme.

“Jam unë fajtor? Po, jam. Është një tjetër? Po, është. Jemi të gjithë? Po, jemi,” shprehet Ndreu, duke theksuar se shteti i asaj kohe dhe viteve më pas lejoi një zhvillim kaotik, pa infrastrukturë, pa kanale ujërash të zeza e të bardha, pa rrugë, shkolla apo shërbime emergjente.

Ai rendit disa nga shkaqet kryesore të situatës aktuale:

– braktisja për dekada e kanaleve kulluese, pa asnjë vlerësim real të bllokimeve dhe funksionalitetit të tyre;

– mungesa e një rregulli urban dhe orientimi të zhvillimit territorial;

– investime të kryera pa studime serioze për disiplinimin e prurjeve malore dhe pa zgjidhje teknike për shmangien e vërshimeve drejt zonave të banuara;

– largimi dhe shpërfillja e ekspertëve të fushës, duke lënë vend për vendimmarrje pa dije dhe pa përgjegjësi profesionale.

Ndreu pranon se faj kanë edhe banorët që ndërtuan pa menduar pasojat, por thekson se askush nuk i paralajmëroi dhe shteti i lejoi. Sipas tij, loja e akuzave “ky ka faj e unë jo” është një tymnajë që u duhet kursyer qytetarëve.

“Unë për vete ndihem fajtor,” përfundon Ndreu, duke bërë thirrje për reflektim dhe zgjidhje konkrete, pasi, siç shprehet ai, “të gjithë kemi vendosur nga një tullë në këtë baterdi”.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme