Politika 8 January 2026, 21:33 Nga VNA

Hidrovori nuk ka punuar, ju a mbani përgjegjësi? Lala debaton me Vengun, ky i fundit largohet nga lidhja direkte

Ndaje në Whatsapp
Hidrovori nuk ka punuar, ju a mbani përgjegjësi? Lala debaton me

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë informacion mbi situatën e përmbytjeve, por ka shmangur çdo përgjigje konkrete lidhur me përgjegjësinë institucionale për problematikat e evidentuara nga Prokuroria e Durrësit.

Gjatë bisedës me gazetaren Klodiana Lala, Vengu u pyet drejtpërdrejt për funksionimin e hidrovorit të Porto Romanos, për të cilin Prokuroria ka nisur hetime për disa vepra penale, mes tyre dyshime se nuk ka funksionuar siç duhet dhe se ka pasur probleme serioze me pastrimin e kanaleve dhe menaxhimin e mbetjeve.

Gazetarja e pyeti ministrin nëse qeveria ndjen përgjegjësi për situatën dhe nëse përmbytjet do të kishin qenë më të lehta në rast se hidrovori do të kishte funksionuar dhe kanalet do të ishin pastruar. Vengu refuzoi të hyjë në thelbin e pyetjes, duke deklaruar se “nuk është koha për debat politik”, por për angazhim në terren pranë qytetarëve të prekur.

Debati u tensionua kur Klodiana Lala theksoi se hetimi i Prokurorisë flet me fakte për mosfunksionimin e hidrovorit dhe pasojat e shkaktuara. Ministri këmbënguli se nuk po shmangte përgjegjësinë, por se prioritet kishte mbështetja e forcave të armatosura dhe ndërhyrja në terren.

Pas disa ndërprerjeve dhe përplasjeve verbale, Pirro Vengu e mbylli lidhjen live në mënyrë të nervozuar, duke u larguar nga intervista pa dhënë përgjigje për përgjegjësitë institucionale që po hetohen nga organet e drejtësisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme