Politika 9 January 2026, 09:34 Nga VNA

1587 banesa të prekura/ Rama: “Shiu nuk ndalet me shpifje, por duke qëndruar pranë qytetarëve”

Ndaje në Whatsapp
1587 banesa të prekura/ Rama: “Shiu nuk ndalet me shpifje, por duke

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë prekur disa zona të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se situata nuk është e izoluar vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjithë rajonin dhe më gjerë, duke iu përgjigjur edhe kritikave të opozitës. “Shiu nuk ndalet me shpifje, por duke qëndruar pranë qytetarëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai bëri thirrje për qetësi dhe bashkim forcash në këtë situatë të vështirë:

“Durimi është i domosdoshëm. Reagimet ushqejnë nervozizëm. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Ata nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por për mbështetje dhe bashkim forcash.”

Rama theksoi se reshjet e dendura kanë qenë të pazakonta dhe kanë tejkaluar mesataren mujore të shiut, duke sjellë pasoja të rënda:

“Derisa flasim, janë 1 587 banesa me praninë e ujit dhe janë evakuuar 51 familje. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit.”

Kryeministri vuri theksin edhe te ndryshimet klimatike, duke nënvizuar se ato sjellin mot gjithnjë e më ekstrem:

“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më e nxehtë, por edhe mot më ekstrem: më shumë thatësira, më shumë zjarre dhe më shumë përmbytje. Kjo është klima ku jetojmë sot.”

Sa i përket masave dhe investimeve, Rama bëri të ditur se do të investohen 11 milionë euro, ose rreth 8% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa janë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese. Ai theksoi gjithashtu transformimin e strukturave të emergjencave civile dhe mobilizimin 24-orësh në të gjithë territorin.

Në përfundim, kreu i qeverisë garantoi mbështetje për të prekurit nga përmbytjet:

“Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor e shtetëror, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Puna intensive dhe mobilimi i pandalur do të vazhdojnë deri në kapërcimin e plotë të kësaj situate.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme