Politika 9 January 2026, 09:30 Nga VNA

Lëvizja Bashkë proteston para Bashkisë së Durrësit pas përmbytjeve

Ndaje në Whatsapp
Lëvizja Bashkë proteston para Bashkisë së Durrësit pas

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së Durrësit, si reagim ndaj përmbytjeve masive që prej disa ditësh kanë prekur disa zona të qytetit.

Gjatë tubimit, protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe një hetim të thelluar mbi funksionimin e hidrovorit të dytë, duke e konsideruar atë si një nga shkaqet kryesore të situatës së rëndë të krijuar nga reshjet.

Gjithashtu, u bë thirrje për një investigim të plotë lidhur me rastin e punonjësit të Bashkisë së Durrësit, Astrit Hysenaj, i cili u gjet pa shenja jete ditën e djeshme. Sipas protestuesve, ka dyshime se ai është marrë nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve, çka kërkon zbardhje të plotë të rrethanave.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime si “Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri”, duke akuzuar institucionet vendore për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në menaxhimin e situatës.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme