Kronika 3 September 2026, 16:45 Nga VNA

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Nga hoteli në Radhimë te resorti në Palasë, konflikti Bedinaj-Muça përfundon me armë dhe ndjekje policore

Ndaje në Whatsapp

fvbb.png

Një konflikt mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça ka alarmuar mesditën e sotme Policinë e Vlorës, pasi pronari i një resorti njoftoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Ngjarja u regjistrua në zonën e Orikumit, pranë hotelit të Bedinajt, ndërsa sipas njoftimit paraprak të Policisë, pas sinjalizimit shërbimet ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të një automjeti që lëvizte me shpejtësi.

Makina u aksidentua në afërsi të Pusit të Mezinit. Brenda saj u konstatuan tre persona, dy prej të cilëve mbetën të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Burime të pavarura e lidhin përplasjen me një konflikt pronësie në Palasë, ku Luan Muça po zhvillon një projekt turistik. Sipas të njëjtave burime, Bedinaj dhe persona të tjerë kanë pretenduar përqindje në këtë pronë, pretendim që është kundërshtuar nga Muça. Takimi i sotëm në Orikum dyshohet se ishte lënë pikërisht për sqarimin e kësaj çështjeje, por situata ka degraduar fillimisht në konflikt fizik dhe më pas në përdorim të dyshuar armësh.

Një tjetër version i raportuar nga mediat flet për pretendimin e Bedinajt se ndaj tij është kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Ky element, megjithatë, mbetet ende në nivel deklarimi dhe pritet të verifikohet nga hetimet.

Vasil Bedinaj është një emër i njohur në biznesin e turizmit në Vlorë, i lidhur me rrjetin “Regina”. Në vitin 2016, ai ka qenë shënjestër e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, sipas raportimit të BIRN/Reporter.al. Ndërsa në vitin 2024, ai u përfshi në një tjetër episod publik, pasi u filmua duke goditur një qytetar në Vlorë dhe më pas kërkoi ndjesë publikisht.

Luan Muça, nga ana tjetër, njihet si biznesmen i sektorit të ndërtimit dhe industrisë, i lidhur me “Delta Group” dhe “Deutsch Color”. Për të nuk rezultojnë deri tani precedentë penalë të verifikueshëm publikisht në lidhje me këtë ngjarje.

Hetimi pritet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me një konflikt të pastër pronësie, me gjobëvënie të pretenduar apo me një përplasje më të thellë interesash mes biznesmenësh në bregdetin e jugut.

Deri atëherë, mbetet të gjykojmë mbi burime të pavarura, ndërsa Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim sa për të larë gojën: pa identifikuar asnjë nga emrat e përfshirë në konflikt, pa sqaruar kush ndodhej në automjetin ku u gjet pistoleta dhe pa thënë publikisht se çfarë po hetohet realisht në një ngjarje ku përplasen biznes, prona dhe armë.

Video

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

Presidenti i Rajonit Veneto, Alberto Stefani, ka përcjellë një mesazh të veçantë për gjithëpërfshirjen gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Ai kaloi në tapetin e kuq së bashku me Emma Dal Ben, një 20-vjeçare nga Veneto me autizëm dhe e apasionuar pas kinemasë. Stefani theksoi se personat me autizëm duhet të kenë mundësi të barabarta për të ndjekur pasionet dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Presidenti i Rajonit Veneto, Alberto Stefani, ka përcjellë një mesazh të veçantë për gjithëpërfshirjen gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Ai kaloi në tapetin e kuq së bashku me Emma Dal Ben, një 20-vjeçare nga Veneto me autizëm dhe e apasionuar pas kinemasë. Stefani theksoi se personat me autizëm duhet të kenë mundësi të barabarta për të ndjekur pasionet dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, pranë Radhimës, duke u djegur plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme