Kronika 26 July 2025, 14:20 Nga VNA

Nga shkëlqimi në fasadë te hetimet e SPAK/ Si biznesmenët e luksit fshehin burimin e vërtetë të të ardhurave

Ndaje në Whatsapp
Nga shkëlqimi në fasadë te hetimet e SPAK/ Si biznesmenët e

Në sipërfaqe duken si histori suksesi, pronarë restorantesh luksoze, klinikash estetike moderne, klube nate të frekuentuara nga VIP-a dhe një stil jete që shndërrohet shpesh në referencë për elegancë dhe arritje. Të promovuar në media dhe rrjete sociale nga figura të njohura si Sara Hoxha, Arbana Osmani, Alketa Vejsiu apo Blendi Fevziu, këta “sipërmarrës” ndërtojnë imazhin e një elite që ngjitet në majat e suksesit me punë dhe pasion. Por pas kësaj fasade, realiteti shpesh është krejt tjetër.

Rasti i fundit është ai i Ermir Ndreajt, një emër që SPAK e ka vendosur në pranga në kuadër të një operacioni të nisur një natë më parë. Deri atëherë, Ndreaj konsiderohej si një biznesmen i fuqishëm në Tiranë dhe Durrës, me aktivitete që përfshijnë restorantin luksoz “Savoy Garden”, klinikën estetike të njohur “Clinique Cinq” dhe më parë klubin e natës “Cinco Cavalli”. Lokale që jo rrallë janë bërë sfond i intervistave, reportazheve lifestyle apo fotove të influencuesve të njohur në Instagram.

Por SPAK po heton pikërisht këtë kontrast, mes një jete të ndërtuar mbi luks dhe promovim publik, dhe burimeve të dyshimta të të ardhurave që qëndrojnë në prapaskenë. Në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku ndodhet një pjesë e këtyre bizneseve, mbrëmjen e kaluar zbarkuan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shkundur themelet e asaj që për shumë kohë dukej si një histori suksesi moderne.

Ndreaj nuk është një emër i panjohur për mediat, as shqiptare dhe as të huaja. Për më tepër, rrjeti i bizneseve të tij rezulton të jetë i menaxhuar edhe nga partnerja e tij, duke ruajtur pamjen e ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë në treg. Por për prokurorët, struktura është vetëm një maskim i mirë i një aktiviteti të dyshuar kriminal që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Ky nuk është rasti i vetëm, por vetëm një shembull i asaj që po kthehet në një model: ndërtimi i fasadës së suksesit përmes investimeve në sektorët më të dukshëm dhe më të “fotografueshëm” si gastronomia dhe estetika, për të legalizuar ose fshehur rrjedhën e parave që, sipas hetimeve, kanë origjinë të paligjshme.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme