Kronika 25 July 2025, 15:44 Nga VNA

Dosja “Buka”/GJKKO çon për gjykim Arben Ahmetajn, akuzohet për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Buka”/GJKKO çon për gjykim Arben Ahmetajn,

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Buka”, me të pandehur ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ish-zyrtari i lartë do të gjykohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës bashkë me disa persona të tjerë, për të cilët do të vijojnë hetimet, pasi nga privatizimi i ish-ndërmarrjes shtetërore dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën e inceneratorëve. Ai ndodhet në arrati dhe aktualisht ka kërkuar azil në Zvicër.

Njoftimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të

çështjes penale nr. 154, viti 2022, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, i akuzuar

për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i

K.Penal”

.

2. Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari

Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit

të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së

Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të

pandehurit:

- Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve

paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së

bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës

së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për

gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme