Kronika 24 July 2025, 21:55 Nga VNA

Gazetarja Lala: E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajola Xoxes, truri financiar i kompanive

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Lala: E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e

Dëshmitarja e drejtësisë në dosjen voluminoze kundër kryebashkiakut Erion Veliajt është bashkëpunëtore e Ajola Xoxes dhe  truri financiar i kompanive të saj.

Detajet janë zbuluar nga gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Log”,  e cila ka treguar detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Lalës, për herë të parë në një dosje që përfshin një politikan të këtij niveli, siç është Veliaj, një bashkëpunëtore e drejtësisë është bërë kyç për ndërtimin dhe forcimin e akuzave.

Kjo dëshmitare, e përshkruar si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt, është konsideruar si “truri financiar” i disa prej kompanive të saj.

“Statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk i jepet çdokujt,” – u shpreh Lala. – “Dëshmia e saj lidhet drejtpërdrejt me çështjen dhe është kryqëzuar me prova të tjera që e bëjnë akuzën të fortë dhe të blinduar.”

Gazetarja thekson se SPAK ka në dorë një dosje voluminoze, që përfshin fatura dhe kontrata të ndryshme, 97 dëshmi të tjera, blerje online, zbërthime të telefonave të sekuestruar.

Lala tha se prania e kësaj dëshmitare të penduar, që ka punuar si financiere për entitete të lidhura me Ajola Xoxen, pritet të ketë ndikim jo vetëm në çështjen ndaj Veliajt, por edhe në dosje të tjera që janë aktualisht në duart e SPAK. “Për herë të parë, nuk kemi të bëjmë vetëm me disa të pandehur,” tha Lala, “por me një hetim që përfshin mbi 30 persona, shoqëri financiare, OJF dhe ish-deputeten Klotilda Bushka.” Një moment kyç, sipas saj, në këtë proces do të jetë ballafaqimi i Erion Veliajt me këtë dëshmitare, e cila është bërë tashmë pjesë e drejtësisë si bashkëpunëtore.

Klodiana Lala: Për herë të parë ndodh që në dosjen ndaj një politikani të rëndësishëm sic është Veliaj, që u arrestua në zyrën e tij të punës, SPAK e arrestoi, fakti që ka një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe bëhet fjalë për një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ajola Xoxes. Statusi i bashkëpunëtori të drejtësisë nuk i jepet çdokujt. Dëshmia e saj ka lidhje me çështjen, ka lidhje me provat dhe përmes saj janë kryqëzuar me provat e tjera, mund të konsiderohet një blindim i akuzave ndaj Veliajt. Sepse SPAK kishte fatura, kontrata, 97 dëshmi të tjera, fatura të blerjeve online, zbërthime të telefonave të sekuestruara. Fakti që kemi një bashkëpunëtore të drejtësisë, është pikë kthese sa i takon si do funksionojë SPAK. Kjo zonjë është konsideruar truri financiar i kompanive të Ajola Xoxes por jo vetëm që ajo ka punuar si financiere, mund të ketë të dhëna të rëndësishme për dosje të tjera që janë në SPAK. Për herë të parë SPAK ska vetëm disa të pandehur por 30 persona, shoqëri financiare dhe OJF dhe ish deputeten Klotilda Bushka. Erion veliaj do të ulet përballë një të penduare.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme