Kronika 24 July 2025, 16:12 Nga VNA

Vilë me pishinë e sekuestruar në Durrës/ Pasuri e krijuar nga krimi familjar

Ndaje në Whatsapp
Vilë me pishinë e sekuestruar në Durrës/ Pasuri e krijuar

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sipërfaqe toke dhe një objekt banimi luksoz në pronësi të shtetasit Luan Kertalli, pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e dy djemve të tij.

Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Në zbatim të këtij vendimi, u sekuestruan 1050 metra katrorë truall, si dhe një banesë njëkatëshe me oborr dhe pishinë, e cila ndodhej në përdorim nga Luan Kertalli. Pasuria iu dorëzua Agjencisë përkatëse në prani të familjarëve.

Sipas hetimeve të deritanishme, dy djemtë e Kertallit janë nën hetim për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:

  • Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave;
  • Falsifikimi i vulave dhe formularëve zyrtarë;
  • si dhe për vrasje në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municioneve, lidhur me një çështje të nisur që në vitin 2017.

Policia thekson se hetimet janë ende në vijim dhe operacioni është pjesë e përpjekjeve për të goditur pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Autoritetet shprehen të vendosura për të ndëshkuar çdo individ të përfshirë në veprimtari kriminale dhe për të çuar përpara drejtësisë pasuritë që rrjedhin nga krimi.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme