Kronika 24 July 2025, 13:39 Nga VNA

Dubai nuk është më strehë e sigurt: Emiratet rrisin ekstradimet e shqiptarëve të kërkuar për vrasje

Ndaje në Whatsapp
Dubai nuk është më strehë e sigurt: Emiratet rrisin

Nga Fatjona Mejdini

Në fillim të vitit të shkuar, Dubai konsiderohej si një strehë e sigurt për shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ku autoritetet e kishin pothuajse të pamundur të realizonin ekstradime. Më shumë se 25 persona, kryesisht të akuzuar për vrasje, gjendeshin atje, së bashku me dhjetëra të tjerë që ishin aty thjesht për network dhe paqe kriminale. Këtij grupi i shtoheshin dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë, të cilët kërkoheshin nga autoritetet e vendeve të huaja dhe po ashtu e preferonin këtë vend për të shmangur ekstradimin dhe për të pastruar paratë.

Por që nga vera e vitit të kaluar, pas një vizite të ministrit të Brendshëm të kohës në Emirate, situata nisi të ndryshojë. Brenda një viti, nga korriku 2024 deri tani, janë realizuar plot 8 raste deportimesh dhe ekstradimesh për llogari të Shqipërisë. Natyrisht, marrëdhëniet gjithnjë e më të mira mes Shqipërisë dhe Emirateve kanë ndikuar në këtë zhvillim. Kjo u theksua edhe pak ditë më parë gjatë vizitës në Tiranë të Presidentit të Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Por interesi i Emirateve shkon përtej bashkëpunimit bilateral me Shqipërinë.

Po të shikosh me vëmendje profilin e të kthyerve në Shqipëri, të gjithë janë të akuzuar për vrasje apo tentativa, një kategori veprash penale që konsiderohet me rrezik të lartë edhe për vetë sigurinë e Emirateve.

Për më tepër, prej pak më shumë se një viti, Emiratet kanë ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar imazhin e vendit, duke u distancuar nga perceptimi si një strehë për kriminelë dhe pastrim parash. Si rezultat, ky vend doli nga lista gri e FATF për pastrimin e parave dhe pak javë më parë edhe nga lista e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash nga Bashkimi Evropian.

Të gjitha këto masa dhe numri i ekstradimeve të bëra janë duke u mbajtur shënim nga Emiratet, për t’i paraqitur si sukses në Kongresin e 15-të të Kombeve të Bashkuara për Krimin, që do të mbahet në Abu Dhabi në prill 2026.

Deri këtu kemi përfitim të ndërsjellë, por pa dyshim që problematika nuk mund të quhet e tejkaluar. Sot ende në Dubai gjenden disa nga krerët kryesorë shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogave, të kërkuar kryesisht nga vendet e BE-së apo Amerikës Latine. Janë zakonisht pa akuza për vrasje, por iniciojnë zinxhirin e vrasjeve, nuk shihen si problematikë, madje janë edhe sipërmarrës. Sesa do të jenë Emiratet e hapura edhe për ekstradimin e tyre kjo mbetet ende për t’u parë.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme