Kronika 23 July 2025, 18:49 Nga VNA

Denis Brajoviq, anëtar i grupit kriminal Bajri mbërrin në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Denis Brajoviq, anëtar i grupit kriminal Bajri mbërrin në

Denis Brajoviq, anëtar i grupit kriminal Bajri mbërrin në tokën shqiptare nga Dubai dhe tashmë do të përballet me akuzat e rënda që SPAK ka ngritur mbi supet e tij.

Poljcia e Shtetit reagoi lidhur me ekstradimin e tij. Bajri akuzohet për vrasje e grup kriminal.

Policia e Shtetit

Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar D. B., nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme