Kronika 23 July 2025, 17:42 Nga VNA

Dosja “Veliaj” me 30 të pandehur, nga ish-deputetë, biznesmenë e familjarë të Ajola Xoxës. Si u “rrënua” plani i kryebashkiakut për të shpëtuar nga burgu

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Veliaj” me 30 të pandehur, nga ish-deputetë,

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri tregtare në të njëjtën dosje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Të pandehur janë Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmenët Elman Abule, Mirton Lika, Sokol Kryeziu, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Meriman Palushi, ish-vartëset e Ajola Xoxës, Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu e Flutur Xhani, daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, si dhe Frosina Bollo, të gjitha shoqëritë tregtare të biznesmenëve.

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe Klotilda Bushkës, ish-deputete e PS-së, e cila akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”. Ajo akuzohet se ka kërcënuar Ina Goxhajn që të mos dëshmonte në SPAK kundër çiftit Xoxa–Veliaj.

Nën akuzë është marrë edhe polici i burgjeve Fatjon Baçi, pasi Veliaj përdori celularin e tij për të biseduar me familjarët e tij teksa po e shoqëronin nga paraburgimi i Durrësit në drejtim të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Sipas dëshmisë së policit, Veliaj ka kërkuar të ndërhyhet për t’u liruar nga burgu dhe të kandidonte për deputet më 11 maj për t’i shpëtuar burgosjes.

Polici thotë se Veliaj tha gjatë bisedës se në këtë mënyrë po shpëtojnë edhe Agron Malaj e Tërmet Peçi, dy kryebashkiakë që u dorëhoqën që të hynin në Kuvend. Por Gjykata e Apelit të Posaçëm, ndryshe nga sa priste Veliaj, e la nën masën e arrestit në burg dhe këtë bisedë ia ngarkoi si akuzë të re, futja e sendeve të paligjshme në ambientet e burgut.

Ndaj 30 të pandehurve rëndojnë akuza të ndryshme dhe të rënda, si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e deri tek veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme