Kronika 23 July 2025, 15:46 Nga VNA

Çudit ish drejtori ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë seancës për sterilizimin: “Nuk jam gomari që të mbaj pëgjegjësinë për të gjithë sa kanë vjedhur!”

Ndaje në Whatsapp
Çudit ish drejtori ekonomik në Ministrinë e

Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferën e koncesionit të sterilizimit, njëri prej zyrtarëve të akuzuarit çuditi trupën gjykuese teksa bëri mbrojtjen e tij dhe kundërshtoi akuzat.

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë kërkoi nga gjykata pafajësinë. Ai deklaroi në seancë se nuk ka shpërdoruar detyrën sikurse pretendon SPAK.

Ndërsa zgjodhi ta provonte pafajësinë e tij duke i treguar trupës gjykuese një anekdotë.

“Lexova një anekdotë para ca ditësh. Mori flakë pylli dhe të mblodhën gjitha kafshët e thanë: po na dënon zoti se kemi bërë shumë mëkate. Luani tha për shembull, unë kam ngrënë shumë prej jush. Ujku e dhelpra po ashtu. Pastaj i erdhi radha gomarit dhe ai tha që pashë një lëndinë me bar të gjelbërt dhe vajta e hëngra. Të gjitha kafshët thanë: ky është gabimi më i rëndë dhe dënuan gomarin”. Kur gjykata e pyeti përse e tregoi këtë anekdotë, i pandehuri u përgjigj: “kërkoj mos jem unë gomari”.

Tri javë më parë SPAK lexoi pretencën për të pandehurit e aferës së koncesionit të Sterilizimit. Për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që zotëron pjesën e “luanit” në kontratën koncesionare u kërkua dënimi me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ta reduktohet në 6 vite e tetë muaj.

Ndaj Rjepajt rëndojnë akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”.

Ndërsa, mbi Rrapajn rëndojnë akuzat “vjedhje me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal. Dënime të lehta apo me shërbim prove u kërkuan dhe për të pandehurit e tjerë, përfshirë dhe ish-rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Ndërkohë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po gjykohet në një proces të zakonshëm për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Të pandehurit janë duke paraqitur argumentat e tyre të mbrojtjes dhe më pas gjykata pritet të shpallë verdiktin.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme