Kronika 23 July 2025, 15:18 Nga VNA

Korrupsion te inceneratori fantazmë i Tiranës, Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim dosjen e Alqi Bllakos

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion te inceneratori fantazmë i Tiranës, Apeli i
Gjykata e Posaçme e Apelit kthen për rigjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Ai akuzohet për korrupsion lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu reduktua në 2 vite e tetë muaj. SPAK thotë se Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej 119,715 eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij në Ersekë. Ndërsa u ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kur lindi ideja për dhënien e koncesionit. Për Bezhanin, ai akuzohet se i ka kërkuar aksionerit të shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, Klodian Zoto, njëkohësisht aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, që të jepte përfitimin e parregullt, duke e punësuar fiktivisht, prej nga ka siguruar një përfitim në vlerën 7.5 milionë lekësh. Më poshtë njoftimi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare),  më datë 23.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 17.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur ngaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri A.B.,ndaj vendimit nr. 22, datë 11.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 22, datë 11.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke u urdhëruar dërgimi i akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

U shpall në Tiranë, më 23.07.2025.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme