Kronika 23 July 2025, 17:32 Nga VNA

Gjykata dënon Sonila Qaton për abuzim me tendera

Ndaje në Whatsapp
Gjykata dënon Sonila Qaton për abuzim me tendera

Pas muajsh hetimesh dhe një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin përfundimtar në një nga dosjet e korrupsionit në sektorin publik, ku ndër të pandehurit ishte edhe Sonila Qato, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në përfundim të seancës, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, vendosi shpalljen fajtor të Qatos për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publike, vepër penale e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Qato u dënua me 6 muaj burgim, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të këtij dënimi, duke e detyruar atë të kryejë 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajve të ardhshëm dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës. Përveç kësaj, në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 1-vjeçare.

Të tjerë të dënuar dhe të pafajshëm

Përveç Qatos, Gjykata shpalli fajtorë edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në dosje:

  • Elona Gogo, Erdit Salillari dhe Simon Prendi u dënuan me 6 muaj burg secili për të njëjtën vepër penale, me dënime të pezulluara dhe me detyrimin për të kryer punë në interes publik. Gogo dhe Salillari, ashtu si Qato, humbasin për një vit të drejtën për të mbajtur poste publike.

Nga ana tjetër, një pjesë e të pandehurve, si Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani, u shpallën të pafajshëm, pasi sipas gjykatës, faktet nuk përbënin vepra penale në kuptim të ligjit.

Vendimi i gjykatës u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kishte ngritur akuza për shkelje në procedurat e prokurimit dhe falsifikim dokumentesh në një sërë rastesh që përfshinin institucione publike dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme