Kronika 23 July 2025, 18:18 Nga VNA

Zjarret shkaktojnë katastrofë në parkun e Lurës, shkrumbohen 200 hektarë pyje

Ndaje në Whatsapp
Zjarret shkaktojnë katastrofë në parkun e Lurës, shkrumbohen

Situata në parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të mbetet kritike për shkak të zgjerimit të perimetrit të zjarrit të aktivizuar më shumë se dy javë më parë.

Flakët kanë përshkuar dhe djegur rreth 200 HA pyje halore në këtë zonë që nga liqeni i luleve e deri në malin e Dejës.

Më kritike situata paraqitet në Zall Gjoçaj ku është kërkuar evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë.

Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thepisur malor dhe erës së fortë që fryn prej ditësh.

Ndërkohë avioni italian i cili nisi operacionin për fikjen e zjarrit pasditen e së hënës dhe gjatë gjithë ditës së martë e ka ndërprerë operacionin për shkak se ishte jo shumë efektiv pasi ujin e hidhte nga lartësi shumë e madhe për arsye të terrenit malor.

Në terren për shuarjen e flakëve vijojnë të jenë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, ato të shërbimit pyjor, të administratës vendore dhe forcat e armatosura.

Flakët tashmë po përparojnë me shpejtësi edhe drejt fshatit Zall Gjoçaj ku dhe ka banesa që vihen në rrezik.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme