Kronika 24 July 2025, 10:18 Nga VNA

Konflikt i dhunshëm në Lumin e Shalës, disa të plagosur rëndë

Ndaje në Whatsapp
Konflikt i dhunshëm në Lumin e Shalës, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një konflikti të dhunshëm me mjete të forta në zonën turistike të Lumit të Shalës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku sipas informacioneve paraprake, konflikti ka shpërthyer mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonë.

Përplasja ka zgjatur disa minuta dhe ka shkaktuar panik te pushuesit, ndërsa gjatë konfliktit janë përdorur mjete të forta që kanë sjellë dëmtime serioze te disa prej të përfshirëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, si dhe për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme