Kronika 24 July 2025, 21:31 Nga VNA

Anesti Rama, 56 vjeçari vrarë nga e bija, me dëmtime edhe në organet gjenitale

Ndaje në Whatsapp
Anesti Rama, 56 vjeçari vrarë nga e bija, me dëmtime edhe

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ndodhur pasditen e sotme në Fier. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima quhej Anesti Rama 56 vjeç. Në dosjen hetimore, burime nga policia bëjnë me dije se vrasja është kryer nga e bija, 26 vjeçarja Emalinda  Rama. Nga këqyrja e kufomës, babait, 56 vjeç rezulton se ka dëmtime edhe në organet gjenitale. Informat blu dyshojnë se veprime të tilla, shtojnë dyshimet për abuzim ndaj së resë. Deri tani rezulton se e bija nuk ka vepruar e vetme. 26-vjeçarja Emalinda Rama dëshmoi para policisë së vra babanë sepse ai ishte fanatik dhe se nuk e lejonte të bënte jetën siç ajo dëshironte. E reja punonte në serë, ndërsa viktima Anesti Rama ishte roje. Hetimet do të tregojnë nëse 26-vjeçarja ka vepruar e vetme ose jo. Sipas medias, familja e tij pretendonte se kryefamiljari kishte rënë aksidentalish dhe për shkak të rënies kishte humbur edhe jetën. Ishte mjeku i pari që dyshoi për shkak se te pjesa e fundit kishte një shenjë e cila më pas u provua sipas ekspertizës paraprake ligjore se vinte për shkak të shtrëngimit me një tel. 26-vjeçarja ka vrarë babanë e saj duke e shtrënguar me tel në fyt. Ajo pretendon se babai ishte fanatik, pra nuk e lejonte që ajo të argëtohej dhe të bënte jetën e saj ndërkohë që 26-vjeçarja punonte në një serë, babai punonte roje. Nëna nuk ka treguar.. po punohet për të parë nëse ka persona tjerë të përfshirë.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme